Në emisionin “Familja Jonë”, neurologu Nazmi Dakaj nga Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2” ka sqaruar një ndër mitet më të përhapura në opinionin publik: A shkakton kërcitja e gishtave sëmundjen e Parkinsonit?
Sipas Dr. Dakajt, nuk ka asnjë lidhje shkencore midis kërcitjes së gishtave dhe zhvillimit të Parkinsonit. Ai thekson se ky është një mit i vjetër që nuk mbështetet në asnjë provë mjekësore apo studim të besueshëm.
Në të vërtetë, kërcitja e gishtave ndodh si pasojë e formimit të flluskave të gazit në lëngun sinovial mes artikulacioneve, dhe në shumicën dërrmuese të rasteve është një veprim i padëmshëm.













