Pastrimi i dhëmbëve tek dentisti është një procedurë e rëndësishme që ndihmon në ruajtjen e shëndetit oral dhe parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Kjo procedurë profesionale njihet ndryshe si higjienizimi dentar ose pastrim profesional (skalimi dhe polirimi).
Ky pastrim ndihmon në heqjen e pllakës bakteriale dhe gurëzave që nuk mund të pastrohen me furçim të zakonshëm në shtëpi, duke parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe inflamacionin e mishrave. Përveç përfitimeve shëndetësore, pastrimi profesional përmirëson ndjeshëm freskinë e gojës dhe pamjen estetike të dhëmbëve.
Sidoqoftë, jo të gjithë nga ne e bëjmë atë tek personat përgjegjës të kësaj fushe dhe nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur.
Në emisionin e të dielës, Familja Jonë në Kanal10, Dr. Nora Goga tregon rreth këtij pastrimi dhe jep rekomandimet e saja.
Gjeni rekomandimet në videon poshtë.













