Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
A e dini se duhet PATJETËR t’i pastroni dhëmbët në mënyrë profesionale tek dentisti? – Dr. Nora Goga na tregon detajet

Pastrimi i dhëmbëve tek dentisti është një procedurë e rëndësishme që ndihmon në ruajtjen e shëndetit oral dhe parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Kjo procedurë profesionale njihet ndryshe si higjienizimi dentar ose pastrim profesional (skalimi dhe polirimi).

Ky pastrim ndihmon në heqjen e pllakës bakteriale dhe gurëzave që nuk mund të pastrohen me furçim të zakonshëm në shtëpi, duke parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe inflamacionin e mishrave. Përveç përfitimeve shëndetësore, pastrimi profesional përmirëson ndjeshëm freskinë e gojës dhe pamjen estetike të dhëmbëve.

Sidoqoftë, jo të gjithë nga ne e bëjmë atë tek personat përgjegjës të kësaj fushe dhe nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur.

Në emisionin e të dielës, Familja Jonë në Kanal10, Dr. Nora Goga tregon rreth këtij pastrimi dhe jep rekomandimet e saja.

Gjeni rekomandimet në videon poshtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë