Të dielën që lamë pas, emisionin Familja Jonë e nisëm me Klinikën Gjermane të Syve, ku Dr. Afrim Shabani foli për injeksionet intravitreale dhe rëndësinë e tyre në trajtimin e sëmundjeve të syrit.
Në pjesën e dytë, diskutuam për mikrobiomën e zorrëve dhe intolerancën ushqimore me Dr. Luljeta Hetemi, specialiste e biokimisë klinike, e cila solli këshilla të vlefshme për mirëqenien e aparatit tretës.
Te rubrika e terrenit, vizituam Pinea Medical Center, për të parë nga afër shërbimet që ofron ky institucion shëndetësor.
Në bllokun e katërt, i ftuar ishte prezentuesi Resul Sinani, i cili ndau përvojën e tij personale dhe profesionale.
Ndërsa te kuzhina e familjes, nutricionistja dhe dietologia Albulena Shabani Ilazi na solli një recetë të shëndetshme për akullore, ideale për ditët e nxehta të verës.
Emisioni u transmetua të dielën në orën 16:00 në Kanal 10.













