Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse duhet të flemë më shumë?

Mungesa e gjumit gjatë natës mund të të bëjë jo të qëndrueshëm të nesërmen. Dhe me kalimin e kohës, mungesa e gjumit mund të rrënojë më shumë se humorin tuaj në mëngjes.

Studimet tregojnë se gjumi i cilësisë së lartë në baza të rregullta mund të ndihmojë në përmirësimin e të gjitha llojeve të problemeve, nga sheqeri i gjakut e deri në stërvitjen tuaj.

Ja pse ju duhet t’i jepni trupit tuaj gjumin që i nevojitet:

  • TRU MË I FORTË

Kur përballeni me mungesë gjumi, ndoshta do të keni probleme për të kujtuar detajet. Kjo është sepse gjumi luan një rol të madh në të dyja të mësuarit dhe në kujtesën. Pa gjumë të mjaftueshëm, është e vështirë të fokusohesh dhe të marrësh informacion të ri. Truri juaj gjithashtu nuk ka kohë të mjaftueshme për të kujtuar siç duhet kujtimet në mënyrë që t’i tërheqni ato më vonë.

ZEMËR MË E SHËNDOSHË

Ndërsa flni, presioni i gjakut ulet, duke i dhënë zemrës dhe enëve të gjakut pak pushim. Sa më pak gjumë bëni, aq më shumë presioni juaj i gjakut rritet gjatë një cikli 24-orësh. Tensioni i lartë i gjakut mund të çojë në sëmundje të zemrës, duke përfshirë eedhe goditje në tru.

KONTROLLIM I PESHËS

Kur pushoni mirë, ju ndiheni më pak të uritur. Të qenit pa gjumë ngatërron hormonet në trurin tuaj – leptin dhe ghrelin – që kontrollojnë oreksin. Poashtu kur jeni të lodhur ka më pak gjasa të ngriteni e të ushtroni, që është një nga mënyrat sesi gjumi ndikon në shtimin e peshës.

KUR GJUMI ËSHTË I TEPËRT

Nevojat e gjumit ndryshojnë, por mesatarisht, duke fjetur rregullisht më shumë se 9 orë në natë mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa që bëjnë mirë. Hulumtimet gjetën se njerëzit që flinin më gjatë kishin më shumë ngritje të kalciumit në arteriet e tyre të zemrës dhe arterie më pak fleksibile të këmbëve.

Ekspertët këshillojnë që të përpiqeni të bëni 7-8 orë gjumë çdo natë për përfitime shëndetësore maksimale./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë