Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet shëndetësore nga mollët

Molla është një prej frutave më të njohura  – dhe kjo për arsye të mira!

Më poshtë ju do mund t’i lexoni disa prej përfitimeve shëndetësore nga konsumimi i mollës.

Studime të shumta kanë vërtetuar që mollët ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Sipas Qomen’s Health Study, gratë që konsumojnë mollë çdo ditë për shtatë vjet radhazi, ulin 22 përqind mundësinë që ato të preken nga sëmundjet e zemrës.

Gjithashtu katër studime të mëdha, të prezantuara gjatë konferencës ndërkombëtare për sëmundjen Alzheimer në vitin 2017 – kanë vërtetuar që mollët parandalojnë dementian. Hulumtuesit suedez kanë bërtetuar që personat që hanë mollë kishin funksion kognitiv më të mirë se të tjerët që nuk e konsumojnë këtë frutë.

Molla ulë edhe rrezikun nga tipi 2 i diabetit. Një hulumtim ku morën pjesë 38 mijë gra, ato që kanë ngrënë së paku një mollë në ditë, kishin 28 për qind më pak mundësi të preken nga tipi 2 i diabetit,kundrejt atyre që nuk konsumonin mollë.

Ky frutë është edhe luftues i kancerit. Mollët janë të pasura me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë