Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ku mund të trajtohen anomalitë kongjenitale?

Çarjet janë një anomali kongjenitale, apo defekte të lindura, që janë shumë të shpeshta nga të gjitha anomalitë e tjera në regjionin orofacial.
Anomali është një term ombrellë për do të thotë “ndryshe nga normalja”. Këto anomali shfaqen kryesisht gjatë lindjes.
Por çfarë i shkakton?
Shumica e mjekëve pajtohen që nuk ka vetëm një faktor që i shkakton këto anomali. Janë në fakt shumë faktor që ndikojnë në zhvillimin e një anomalie të tillë, e ato janë:
Kombinimi i gjeneve – fëmija mund të marr një kombinim të caktuar të gjeneve, nga njëri apo të dy prindërit. 
Mjedisore – efekti i mjedisit në zhvillimin e një anomalie kranofaciale ende nuk është studiuar në detaje. Sidoqoftë, faktorët ambiental kanë një ndikim, sidomos nëse kombinohen me anomalitë e tjera gjenetike.
Mungesa e acidit folik – acidi folik është Vitaminë B që gjendet në lëngun e portokallit, drithëra e në perime. Studimet kanë treguar që gratë që kanë mungesë të acidit folik gjatë shtatzënisë, ose kanë një dietë të mangët me acid folik, mund të rrezikojnë që të kenë fëmijë me një anomalitet kongjenital. Këtu përfshihet edhe çarja tek buzët.
Çarja e buzës dhe e qiellzës – është anomalia më e shpeshtë. Mund të ndodh që foshnja të ketë çarjen në buzë, në qiellzë apo në të dyja.
E si trajtohet kjo anomali?
Në Kosovë këtë mund ta bëni në Spitalin Sirona, ku me sukses mund të arrihet deri në ‘normalizimin’ e buzëve. Kur foshnja e ka buzën e çarë operacioni mund të kryhet brenda muajve të parë, pas lindjes. Kurse kur qiellza është e çarë, operacioni duhet të kryhet para 18 muajve.

Image may contain: 1 person, closeup

Youtube

Arkiva

Kategoritë