Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top

Edhe në fazat shumë të hershme të shtatzënisë, mund të filloni të përjetoni disa simptoma. Një ndër më të zakonshmet është ndjesia e shpimit të gjilpërave në gjinj, për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut. Thithat mund të bëhen veçanërisht të ndjeshme.

Po ashtu, mund të vëreni një ndryshim të ngjyrës së vulvës dhe vaginës, të cilat errësohen si pasojë e furnizimit më të madh me gjak. Rritja e sekrecioneve vaginale është gjithashtu e zakonshme dhe nuk përbën shqetësim, shkruan burimi Baby Center 

Në javët e para mund të ndodhë edhe gjakderdhje e lehtë ose njolla me ngjyrë rozë apo kafe, të shoqëruara me ndonjë ngërç të butë. Kjo mund të jetë shenjë e implantimit të vezës së fekonduar në mukozën e mitrës.

Nëse mendoni se jeni shtatzënë, mund të ndiheni të nxituara për të bërë një test. Megjithatë, mungesa e menstruacioneve mbetet shenja më e besueshme. Disa teste janë shumë të ndjeshme dhe mund të zbulojnë hormonet e shtatzënisë që në ditën e gjashtë pas fekondimit

Youtube

Arkiva

Kategoritë