Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Rastet me fruthin – IKSHPK në aksion për të parandaluar përhapjen

Pas raportimit të nëntë rasteve me fruth në Kosovë, brenda periudhës 5–13 maj 2025, autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrë hapa për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Sipas të dhënave zyrtare, katër raste janë identifikuar në Ferizaj, dy në Shtime, ndërsa nga një rast është raportuar në Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë.

Në përgjigje të kësaj situate, ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përkatësisht nga Departamenti i Mjekësisë Sociale për Edukim dhe Promovim Shëndetësor, kanë dalë sot në terren. Ata kanë nisur shpërndarjen e materialeve informuese për fruthin në çerdhet publike të disa qyteteve të vendit.

Materialet janë vendosur në hyrjet kryesore të çerdheve dhe po u shpërndahen gjithashtu edhe prindërve, me qëllim informimin dhe vetëdijesimin për rëndësinë e vaksinimit.

Autoritetet bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm: “Mos e lini shëndetin e fëmijëve tuaj në rrezik – veproni tani! Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt kundër fruthit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë