Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Fillon Java Botërore e Imunizimit

Me moton: “Imunizimi është i mundshëm për të gjithë,”  në këtë vit shënohet  Java Botërore e Imunizimit, e cila synon të promovojë fuqinë jetëshpëtuese të imunizimit për të mbrojtur njerëzit e të gjitha moshave kundër sëmundjeve të parandalueshme me vaksina.

Në një njoftim për media Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se moto e këtij viti, thekson rëndësinë e vazhdimit të vaksinimit për një të ardhme të shëndetshme dhe mbrojtje të vazhdueshme për fëmijët dhe të rinjtë.

“Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe efektive për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve të dëmshme, duke përforcuar sistemin imunitar të trupit dhe duke e bërë atë më të fortë për t’u përballur me infeksionet”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se vaksinat janë prova se më pak sëmundje, më shumë jetë është e mundur kur e vendosni mendjen aty.

Youtube

Arkiva

Kategoritë