Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Visar Sadiku – Psikolog klinik i licencuar dhe specialist i psikologjisë klinike

Jemi të nderuar të prezantojmë z.Visar Sadiku, psikolog klinik i licencuar dhe specialist i psikologjise klinike, me një përvojë të gjerë dhe të pasur në fushën e shëndetit mendor, edukimit dhe zhvillimit profesional.

– I diplomuar nga Universiteti i Prishtines, departamenti i Psikologjise.

– Master i Shkencave në Psikologji dhe Këshillim nga University of Sheffield – Selanik Greqi.

– I certifikuar ne aplikimin, vleresimin dhe diagnostifikimin permes gjetjeve objektive me neurofeedback.

– I certifikuar dhe i licencuar si Specialist i Psikologjisë Klinike në Republikën e Kosovës, me të drejtë ushtrimi të pavarur të profesionit.

– I pajisur gjithashtu me licencë nga Këshilli Profesional për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Bashkë-Themelues i Institutit për Shëndet Mendor dhe Zhvillim Personal, me qendra në Prishtinë, Podujevë dhe Ferizaj, një hapësirë ku ofrohen shërbime profesionale për individë të të gjitha moshave.

Visar Sadiku është gjithashtu trajnues i dhjetëra trajnimeve profesionale për:

• Psikologë, logopedë, dhe mësimdhënës

• Zyrtarë të Policisë së Kosovës,

• Gjyqtarë dhe profesionistë të tjerë të sistemit të drejtësisë,

me fokus në edukimin për shëndetin mendor, qasjen psikologjike dhe zhvillimin e aftësive ndërpersonale në situata sfiduese.

Me një qasje profesionale, humane dhe të bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare, Visar Sadiku është i përkushtuar të kontribuojë në një shoqëri më të shëndetshme dhe më të vetëdijshme për rëndësinë e shëndetit mendor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë