7 Prill – Dita Botërore e Shëndetësisë
8 Prill – Dita e lansimit të portalit Familja Jonë
Dita kur emisionit ia bashkangjitem edhe portalin, në mënyrë që të jemi sa më pranë secilit.
Që nga dita e parë, kemi pasur një mision të qartë: edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve në tema shëndetësore dhe sociale. Sot, pas kaq shumë përmbajtjesh të dobishme, emisionesh, intervistash e projekteve të realizuara me përkushtim, jemi krenarë për rrugëtimin tonë.
Faleminderit nga zemra çdo bashkëpunëtori, stafit tonë të palodhshëm, profesionistëve që na besuan, dhe publikut që na përcjell me dashuri.
Ju jeni arsyeja pse Familja Jonë është rritur dhe është shndërruar në një nga familjet më të mëdha në vend.
Ky përvjetor nuk është vetëm një kujtim i fillimit, por një zotim i fuqishëm se do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë, me përkushtim dhe dashuri, për të sjellë informacion të saktë, të ndershëm dhe me ndikim për çdo qytetar të Kosovës.
Sepse kur punon me shpirt, krijon familje të shëndoshë, dhe ndjehesh krenarë për atë.
Ne jemi krenar që jemi Familja juaj e besueshme dhe referuese.
Ne jemi këtu për ju, dhe me ju po rritemi çdo ditë e më shumë.
Qofshi me shëndet
Familja Jonë nuk do të shkëlqente kaq shume pa stafin e mrekullueshëm Shëndrit LumiAlbina SelmanajKrenare HotiAhmed BeqiriGent Fandaj Ernis Zejnullahu dhe pa gjithë të tjerët, që rrugëtuan me neve ndër vite/ Saranda Bujupi Rama













