Ka ndërruar jetë Dr. Halide Haziri. Ajo ishte specialiste e Dermatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“Dr Halide Haziri do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Njoftim Mortor
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëme, Dr.Halide Haziri specialiste e Dermatologjisë.
Dr Halide Haziri do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.
Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri dhe Podvorica, miqëve dhe të afërmve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr.Halide Hazirin.
U prehtë në paqe shpirti i saj!













