Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Aktivitete vetëdijësuese për Tuberkulozin në shkolla nga QRSHP-të në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Tuberkulozit, profesionistët shëndetësorë nga Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj kanë mbajtur ligjërata edukative në shkollat e qyteteve përkatëse.

Qëllimi i këtyre ligjëratave ishte rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e tuberkulozit – një sëmundje infektive që ende paraqet sfidë shëndetësore në vendin tonë dhe më gjerë.

Gjatë këtyre ligjeratave, u shpërndanë materiale informuese dhe u prezantuan fakte të rëndësishme mbi shenjat klinike të sëmundjes, mënyrat e transmetimit dhe rëndësinë e trajtimit të duhur. Nxënësit u inkurajuan të jenë ambasadorë të shëndetit në komunitetin e tyre, dhe të përçojnë mesazhin: STOP TB!

Youtube

Arkiva

Kategoritë