Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Sëmundja Forestier – Hiperostoza difuze idiopatike skeletore – Dr. Fidan Berisha, reumatolog

Diffuse idiopathic skeletal hyperostosis (DISH), i njohur edhe si sëmundja Forestier,
Hiperostoza difuze idiopatike skeletore (DISH) është një gjendje e karakterizuar nga kalcifikim/formim anormal kockor (hiperostozë) i indeve të buta që rrethojnë nyjet e shtyllës kurrizore, si dhe të skeletit periferik ose apendikular. Në shtyllën kurrizore, ka formim kockash përgjatë ligamentit gjatësor të përparem dhe nganjëherë ligamentit gjatësor të pasmë, i cili mund të çojë në shkrirje të pjesshme ose të plotë të rruazave të cilat praktikisht ngjiten njëra me tjetren.

Fascetet dhe nyjet sakroiliake priren të jenë të papërfshirë. Segmenti i rruazave të qafes dhe pjesa torakale e shpines është niveli më i zakonshëm i përfshirë. Në skeletin periferik, DISH manifestohet si një entezopati kalcifikuese, me formim kockor patologjik në vendet ku ligamentet dhe tendinat ngjiten me kockën.

Simptomat mund të përfshijnë dhimbje, ngurtësi dhe lëvizje të kufizuara të zonave të prekura. Shumica e njerëzve me DISH nuk kanë simptoma dhe gjetjet janë një anomali e rastësishme imazherike.
Në disa, gjetjet në imazherit me rreze X mund të korrespondojnë me simptomat e ngurtësimit të shpinës me përkulje/ekstension ose me dhimbje të lehtë të shpinës. Dhimbja ose ngurtësimi i shpinës mund të përkeqësohen në mëngjes.

Rrallëherë, osteofitet e mëdha të shtyllës kurrizore në liganentet anteriore të qafës mund të prekin ezofagun ose laringun dhe të shkaktojnë dhimbje, vështirësi në gëlltitje apo edhe dispne. Kalcifikimi dhe kockëzimi i ngjashëm mund të shihet në vendet periferike të entesiteve, duke përfshirë shpatullën, kreshtën iliake, tuberoziten ishiake, trokanterët e ijeve, tuberozitetet tibiale, patelat dhe kockat e duarve dhe/ose këmbëve.


DISH mund të jetë një faktor ndërlikues kur vuani nga trauma që përfshin shtyllën kurrizore. Rrit rrezikun e frakturave të paqëndrueshme që përfshijnë diskun ndërvertebral dhe ligamentet e kalcifikuara/kockëzuara, gjë që ndikon në nevojën për trajtim kirurgjik.
Diagnoza mund të konfirmohet me radiografi të shpinës cervikale dhe torakale. Një skanim CT duhet të kryhet sa herë që ekziston shqetësimi për një frakturë pas traumatike qoftë dhe nga një rënje nga një partësi mjaft e ulët.


Trajtimi është zakonisht modifikimi i stilit të jetës dhe aktivitetit, terapi fizike dhe terapi me bisfosfonate. Frakturat e shoqëruara të shtyllës kurrizore trajtohen me bashkim serik të gjatë të shtyllës kurrizore

nga:
Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog


Youtube

Arkiva

Kategoritë