Enj, Kor 2, 2026
Banner Top
Banner Top
A janë vezët e dëmshme për zemrën? Kardiologu ka një përgjigje befasuese

Ndonëse disa burime pohojnë se vezët janë një zgjedhje e dobët ushqimore kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, kardiokirurgu Jeremy London argumenton të kundërtën.

“Kolesteroli dietik në fakt nuk ndikon në nivelet e përgjithshme të kolesterolit në trup aq sa mendonim dikur”, shpjegoi  ai për Fox News Digital.

Vezët, sipas tij, janë burim i shkëlqyer i proteinave dhe janë të pasura me minerale dhe mikroelemente si vitamina D, B12, seleni dhe kolinë.

“ Është dëshmuar se nuk janë rreziku që konsideroheshin në vitet ’70 dhe ’80,” tha ai, duke shtuar se tani konsiderohen si një zgjedhje e shkëlqyer ushqimore. Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se një vezë në ditë është e sigurt për zemrën tek të rriturit e shëndetshëm, ndërsa dy janë të pranueshme për të moshuarit me kolesterol normal.

London theksoi se pjesa më e madhe e vlerave ushqyese në fakt vjen nga e verdha, ndërsa e bardha është e pasur me proteina, shkruan Index.hr.

Në fund doktori theksoi se ngrënia e vezëve është zgjedhje personale. “Dëgjoni trupin tuaj, monitoroni biomarkerët tuaj dhe krijoni një plan ushqimor që është plotësisht i përshtatur për ju”, përfundoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë