Oda e Stomatologeve të Kosovës ka botuar vëllimin e radhës së revistës shkencore.
Njëri ndër punimet me rëndësi të veçantë i botuar në Revistën e Stomatologëve të Kosovës është “Rehabilitimi me implante dentare te pacientët e trajtuar me bifosfonate”.
Ky punim është i pasur me të dhëna të shumta të përditësuara nga fusha e stomatologjisë.
Punimi shtjellohet rreth biosfonateve të cilat janë medikamente të cilat përdoren në raste të çrregullimit të harmonisë së procesit të prodhimit dhe resorbimit kockor, tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet që çrregullojnë balancën formuese kockore.
Sipas studimit, përdorimi afatgjatë i bifosfonateve, sidomos në trajtimin e osteoporozës, mund të shkaktojë probleme të rëndësishme në kockat e nofullave, si humbja e volumit dhe cilësisë së kockës, duke rritur rrezikun e frakturave dhe nekrozës kockore.
Kjo paraqet sfida për rehabilitimin dentar, veçanërisht për pacientët që janë trajtuar me implante dentare.
Ndërhyrjet kirurgjikale mund të nxisin nekrozën, dhe për këtë arsye, rekomandohet që këta pacientë të shmangin kirurgjinë pas fillimit të terapisë me bifosfonate dhe të kryejnë operacione para trajtimit.
Ky punim i autoreve Merita Shkodra Brovina, Diellza Perolli Shahini dhe Manushaqe Selmani Bukleta është vetëm një nga arritjet e shumta të këtyre stomatologeve të cilat aspirojnë gjithmonë drejt zhvillimit dhe avancimit të njohurive dhe praktikave në fushën e stomatologjisë.
Punimi ofron bazë për identifikimin e sfidave, përmirësimin e metodave të trajtimit dhe ndihmon në zhvillimin e zgjidhjeve për komplikimet që mund të ndodhin gjatë rehabilitimit dentar, siç është përdorimi i bifosfonateve.
Punimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.













