Në vitin 2024, në Prishtinë janë regjistruar gjithsej 3.756.028 vizita mjekësore, përfshirë shërbime shëndetësore, laboratorike, stomatologjike dhe radiologjike, një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2021.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i shëndetësisë së komunës së Prishtinës, Izet Sadiku, përmes një postimi në facebook, ku ka shprehur falënderime të sinqerta për stafin e kujdesit parësor shëndetësor, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas tij, ky përkushtim dhe angazhim janë thelbësore për mbështetje dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.
Drejtoria e Shëndetësisë ka shprehur mirënjohje dhe krenari për punën e palodhur të stafit shëndetësor dhe u dëshiron shëndet dhe suksese të mëtejshme në misionin e tyre të shenjtë.













