Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Shkolla Finlandeze për të tretin vit radhazi shfaqet në CNN

Shkolla Finlandeze në Kosovë për të tretin vit radhazi ka tërhequr vëmendjen e mediumit prestigjioz amerikan CNN , duke promovuar Kosovën në një platformë ndërkombëtare me miliona shikues. Kësaj radhe, ajo u përfshi në kuadër të iniciativës globale të CNN-së “Dita e Tokës” (#CallToEarth), duke prezantuar aktivitetet inovative dhe kreative të nxënësve për rritjen e ndërgjegjësimit mbi mbrojtjen e mjedisit.

Aktivitetet inovative të Shkollës Finlandeze tashmë 3 vite me radhë pasqyrohen në CNN, duke promovuar iniciativa të rëndësishme për shoqërinë dhe mjedisin të cilat iu mësohen fëmijëve që nga niveli parashkollor. Sistemi finlandez vlerëson edukimin e nxënësve në fusha të ndryshme të jetës shtesë anës akademike, duke iu kushtuar rëndësi të madhe zhvillimit të tërësishëm të fëmijëve.

Projekti i radhës në CNN ka për qëllim të promovojë jo vetëm shkollën, por edhe Kosovën si një vend me potencial të jashtëzakonshëm për inovacion dhe edukim. Aktivitetet që ndërmerren nga Shkolla Finlandeze shërbejnë si model për përmirësimin e praktikave edukative në rajon dhe më gjerë.

Për më shumë informata mbi Shkollën Finlandeze dhe projektet e saj, kontaktoni në:
📧 kosovo@finnish.school
📞 +383 45 235 650

Youtube

Arkiva

Kategoritë