Në përmbyllje të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit” dhe në shënim të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në Komunën e Istogut është mbajtur një takim me temë promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.
Takimi u organizua me ftesë të Zyrtares për Barazi Gjinore në Komunën e Istogut dhe përfshiu zyrtarë nga komuna, si dhe përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ).
Gjatë takimit, një përfaqësuesit e ABGJ-së kanë prezantuar kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, e cila garanton dhe promovon barazinë gjinore, si dhe masat për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Ky takim ka shërbyer si një mundësi për rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel lokal për të luftuar padrejtësitë gjinore dhe për të krijuar një shoqëri më të barabartë dhe të drejtë për të gjithë













