Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Suplementet me vitaminë D ulin tensionin e lartë te të moshuarit me mbipeshë

Studim i ri, që u publikua së fundmi në “Journal of the Endocrine Society”, ka zbuluar se suplementet me vitaminë D dhe kalcium mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut te të moshuarit me mbipeshë. Ky hulumtim po konsiderohet i rëndësishëm, pasi të dyja, mbipesha dhe tensioni i lartë i gjakut, janë faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë më të zakonshme te të moshuarit.

Studimi përfshiu 221 individë të moshës mbi 65-vjeçare, të cilët kishin një indeks të masës trupore (BMI) mbi 25 (e cila përkufizohet si mbipeshë). Gjithashtu pjesëmarrësit kishin nivele të pamjaftueshme të vitaminës D, ka shkruar “HealthLine”.

Dy doza të vitaminës D u testuan: 600 IU/në ditë (doza e rekomanduar nga Instituti i Mjekësisë) dhe 3.750 IU/në ditë, të cilat shoqëroheshin me 250 mg kalcium citrat. Pjesëmarrësit u ndoqën për një vit.

Të dyja dozat e vitaminës D rezultuan në një ulje të rëndësishme të tensionit të gjakut. 
Tensioni sistolik ra me 3.5 mm Hg, ndërsa tensioni diastolik ra me 2.8 mm Hg. 
Doza më e lartë e vitaminës D nuk dha përfitime më të mëdha krahasuar me dozën më të ulët.
Personat me mbipeshë dhe me nivel të ulët të vitaminës D në fillim të studimit shfaqën ulje më të madhe të tensionit të gjakut.

Si mund të ndikojë vitamina D në tensionin e gjakut:

Ekspertët sugjerojnë disa mënyra se si vitamina D mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.
Doktori Reimas Geiga ka shpjeguar se vitamina D mund të ndikojë te tensioni në disa mënyra:

Rregullimi i kalciumit: Vitamina D ndihmon në përthithjen dhe rregullimin e kalciumit, i cili është i rëndësishëm për kontraktimin dhe relaksimin e enëve të gjakut. Kjo mund të përmirësojë funksionin vaskular dhe të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

Efektet antiinflamator: Inflamacioni kronik, i pranishëm shpesh tek individët me mbipeshë, mund të dëmtojë funksionin e enëve të gjakut dhe të kontribuojë në tensionin e lartë. Vitamina D ka veti antiinflamatore që mund të ndihmojnë për të kundërshtuar këtë ndikim.

Sistemi “renin-angiotensin-aldosteron”: Vitamina D ndikon në këtë sistem, i cili luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e tensionit të gjakut. Nivelet adekuate të vitaminës D mund të ndihmojnë për ta reduktuar aktivitetin e këtij sistemi, duke përmirësuar kështu kontrollin e tensionit të gjakut.

Si mund të përfitojnë individët:

Doktoresha Rita Hawle nga ClinicSpots, ka thënë se së pari duhet testimi për të parë nëse keni mungesë të vitaminës D.

Testimi i niveleve të vitaminës D: Nëse dikush shqetësohet për tensionin e gjakut ose mendon se mund të ketë mungesë të vitaminës D, një test i thjeshtë i gjakut mund të tregojë nivelet që ka. Nëse janë të ulëta, mund të përdoren shtesa ose të ekspozoheni në diell (në orarin e duhur) për të përmirësuar nivelet e vitaminës D.

Konsultimi me mjekun: Doza e duhur e vitaminës D mund të ndryshojë në varësi të nevojave të secilit individ, prandaj është e rëndësishme të konsultohet mjeku para se të fillohet me suplemente.

Qasja e plotë: Ndërsa suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë, është e rëndësishme që të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për menaxhimin e tensionit të gjakut. Këtu përfshihen ushtrime të rregullta, dieta e shëndetshme për zemrën dhe menaxhimi efektiv i peshës.

Ky studim ofron prova inkurajuese se suplementet me vitaminë D dhe kalcium mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut te të moshuarit obezë, sidomos tek ata me nivele të ulëta të vitaminës D. Sidoqoftë, studimi sugjeron që doza më e lartë e vitaminës D nuk ofron përfitime më të mëdha.

Suplementet duhet të shihen si pjesë e një plani të përgjithshëm shëndetësor, që përfshin dieta të shëndetshme, aktivitet fizik dhe menaxhim të peshës.

Rekomandim nga ekspertët: Doktoresha Rita Hawle, dietologe klinike, thekson se “vitamina D duhet të shikohet si pjesë e një plani më të gjerë mirëqenieje, veçanërisht për ata që menaxhojnë mbipeshën dhe tensionin e lartë të gjakut. Gjithashtu është thelbësore të konsultoheni me mjekun për dozën e duhur për ju, pasi vitamina D mund të akumulohet në trup dhe të shkaktojë efektet anësore”.

Ky studim tregon se suplementet me vitaminë D dhe kalcium mund të kenë ndikim pozitiv në uljen e tensionit të gjakut te të moshuarit me mbipeshë, veçanërisht tek ata me nivele të ulëta të vitaminës D. 

Megjithatë suplementi duhet të merret si pjesë e një plani të përgjithshëm të shëndetit, që përfshin një dietë të balancuar, aktivitet fizik dhe menaxhim të peshës. Konsultimi me një profesionist shëndetësor është i rëndësishëm për të përcaktuar dozat e duhura dhe nevojat individuale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë