Ekzistojnë shumë arsye për njerëzit i fërkojnë sytë, por ky nuk është veprim i mençur pasi shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që mund t’i shkaktojë. Pavarësisht arsyes, fërkimi i syve mund të përkeqësojë gjendjen dhe mund të shkaktojë probleme të mëdha.
Kur ju fërkoni sytë, enët e vogla e të gjakut mund të ngushtohen dhe të prekën, duke bërë që të pësojnë dëmtime.
Uebfaqja “Coastaleyesurgeons” që shkruan mbi shëndetin e syve ka rekomanduar tutje se fërkimi i syve fton bakteret dhe mikrobet pranë syrit që mund të shkaktojnë infeksion.
Gjithashtu, nëse i fërkoni sytë mund të dëmtoni kornenë dhe të shkaktojë presion mbi sy, duke prishur rrjedhën e gjakut dhe dëmtim nervor.
Po ashtu, fërkimi i syve mund t’i përkeqësojë simptomat e alergjisë nëse veçse keni alergji.
Rekomandohet që nëse keni probleme me të parit të vizitoni oftamologun.