Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëse keni filluar të keni probleme me kujtesën, filloni të konsumoni menjëherë këtë suplement

Multivitaminat mbrojnë kujtesën. Hulumtimi i ri, i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, zbuloi  se personat mbi 60 vjeç që kishin konsumuar multivitaminë për çdo ditë, për dy vite rresht shfaqnin aftësi më të mira kujtese.

Gjithashu u vu re se marrja e multivitaminave sjell përfitime të forta dhe të qëndrueshme në kujtesën episodike, që është aftësia për të riprodhuar kujtimet e përditshme. Studimi konstatoi aftësi të mira të përqëndrimit dhe analizës.

“Zbulimi se një multivitaminë e përditshme arrin të përmirësojë kujtesën dhe ngadalësojë  plakjen është emocionuese”, thonë studiuesit.

Edhe hulumtime të tjera kanë treguar se vitaminat sjellin përfitime, sidomos tek të moshuarit. Një studim zbuloi se njerëzit priren të thithin më pak B12 ndërsa plaken, ndërsa një tjetër zbuloi se vitamina E mund të jetë në gjendje të ngadalësojë dëmtimin njohës.

Studiuesit propozojnë edhe strategji të tjera që ndikojnë në mirëqenin e shëndetit mendor,  që përfshijnë mbajtjen e një jete shoqërore,  të qenurit fizikisht aktiv, të provojnë hobi të reja,  apo të mësojnë diçka të re.

Nëse keni filluar të keni probleme njohëse, atëherë filloni menjëherë. Bëjeni këtë pjesë të planit tuaj të trajtimit për të ngadalësuar plakjen, sidomos atë të trurit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë