Në vazhdën e përpjekjeve për modernizimin e shërbimeve në qendrat e shëndetësisë publike në Komunën e Prizrenit, sot u përurua aparati i mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, investim i Drejtorisë së Shëndetësisë, që përkon me fillimin e “Tetorit Rozë,” muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ky projekt i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve është metodë kyçe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ndërsa, krahas shërbimeve të specializuara dhe cilësore, kontrollet do të jenë falas për të gjithë.