Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike pësoi një ndërprerje të madhe, njoftoi kompania për NBC, duke ndikuar në mbarë globin.

Ndërprerja rezultoi shkaku i problemeve me përditësimin më të fundit, njoftoi kompania. CrowdStrike tani është në proces të rikthimit të përditësimit.

Konfirmimi erdhi pas raportimeve të shumta rreth problemeve teknike në të gjithë botën, shkruan cnbc.

Microsoft njoftoi më herët të premten se shërbimet ‘cloud’ ishin rikthyer kryesisht pas një ndërprerjeje që preku aplikacionet e saj në SHBA. Nuk është e qartë nëse kjo ndërprerje ishte e lidhur me përditësimin e CrowdStrike.

Megjithatë, çështja e përditësimit në CrowdStrike duket se ka prekur drejtpërdrejt sistemet e Windows në të gjithë botën, ku në laptope shfaqen pamje të njohura si “ekrani blu i vdekjes”.

“CrowdStrike është në dijeni të raportimeve për rrëzime në hostet e Windows të lidhura me Falcon Sensor,” tha CrowdStrike në një mesazh të regjistruar telefonik.

Linjat ajrore, transmetuesit, kompanitë e telekomit dhe bankat ishin midis shumë bizneseve që raportuan probleme të premten, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë po shkaktonte çdo problem. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë