Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
IKSHPK publikon listen e personave me sëmundje kronike që duhet punuar vetëm 4 orë

Për shkak të temperatueave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë më datë 12 korrik 2024, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë vendimin që duke filluar nga data 13-20 korrik 2024, të lirohen nga puna gratë shtatzëna, ose të punojnë nga shtëpia, derisa qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Vendimi, gjithashtu, ndalon punën në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Me qëllim që institucionet dhe subjektet e ndryshme ta kenë më të lehtë zbatimin e vendimit për kategorinë e qytetarëve me sëmundje kronike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë një listë e sëmundjeve kronike, të cilat mund të konsiderohen me rastin e zbatimit të vendimit për punëtorët e liruar nga puna për shkak të këtyre sëmundjeve.

Ndërkohë, temperaturat gjatë kësaj jave do të arrijnë deri 39 gradë Celsius, ekspertët shëndetësorë kanë bërë thirrje që qytetarët mos të ekspozohen në diell.

Më poshtë lista e plotë:

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2Fpfbid02aMHPMCUBo2oZdrphsutVRWN37fN8cW7qVucR13FpULby5Rxw17qCYfrgxZMU4WsPl&show_text=true&width=500

Youtube

Arkiva

Kategoritë