Studime të shumta, kanë zbuluar që kafshët shtëpiake ndihmojnë shumë që pronari të ndihet më i lumtur.
Kohëve të fundit në shumë kompani të mëdha në SHBA, është bërë një praktikë e re: kafshët po i mbajnë edhe në zyre e kjo sërish për të njëjtën arsye, për të larguar stresin.
Por përveç që reduktojnë stresin, janë edhe disa arsye të tjera pse është mirë që në ambientet e punës të rrethoheni me kafshë:
Ngritin produktivitetin – Sipas Pub Med, pikërisht për shkak të reduktimit të stresit kafshët në një ambient të punës mund të ngritin edhe produktivitetin.
Kolegët lidhen më shumë me njëri – tjetrin – kur një person ka një kafshë është shumë më e lehtë që të takojë njerëz të rinj. Kjo për shkak të simpatisë që shumë persona kanë për kafshë. Të njëjtën gjë, e bëjnë kafshët edhe në një ambient pune – pra i lidh kolegët më shumë. /Familja Jone