Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top

Shëndeti publik është gurthemeli i një shoqërie në zhvillim, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka lujatur rol jetik në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të popullatës së Kosovës, që nga themelimi i tij.


Kështu u tha sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u mbajt një tryezë diskutimi kushtuar 99 vjetorit të veprimtarisë të IKSHPK-së.

Në këtë tryezë, dojanë të shëndetësisë publike të Kosovës, profesionistë shëndetësor e menaxher të shërbimeve të shëndetit publik në nivel vendi dhe deputetë të Kuvendit nga Komisioni parlamentar për Shëndetësi, vlerësuan rolin vendimtar të IKSHPK-së në luftimin e çrrënjosjen e shumë sëmundjeve infektive përmes zbatimit të Programit të Zgjeruar të imunizimit, luftimin e shumë sëmundjeve infektive vaksinë-preventabile, luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse përmes kontrollit të faktorëve të riskut dhe aktiviteteve të promovimit dhe edukimit shëndetësor për të gjithë qytetarët, si dhe në kontrollin dhe monitorimin e shëndetit mjedisor, kualitetit të ujit dhe ushqimit…

Në veçanti, u theksua roli i IKSHPK-së në bashkëpunim me SHSKUK, Ministrinë e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësore dhe jo vetëm, në menaxhimin e COVID-19.

Më 5 qershor 1925, me mbështetjen e Fondacionit humanitar nga SHBA “Rockfeller” filloi punën Shërbimi Higjieniko-Epidemiologjik në Pejë dhe kjo datë konsiderohet se shënon fillet e veprimtarisë së mjekësisë preventive në Kosovë, prandaj edhe shënohet si ditë e themelimit të veprimtarisë së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

IKSHPK shënon vitin që vjen 100 vjetorin e punës dhe në këtë tryezë pjesëmarrësit u zotuan për të mbështetur këtë institucion në objektivin për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës, bashkë me të gjitha institucionet e vendit, për të përmbushur vizionin për një popullatë të shëndoshë, në mjedisin e shëndoshë, në një shtet të shëndoshë dhe për t’u përgatitur për sfidat e vazhdueshme të shëndetit publik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë