Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë gjëra që nuk duhet t’i bëjnë gratë nëse duan një zemër të shëndetshme

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

Kardiologia Tara Narula pohon se sëmundjet kardiovaskulare vrasin më shumë gra sesa të gjitha format e kancerit së bashku, por shumë gra ende nuk janë të vetëdijshme se këto sëmundje janë kërcënimi më i madh për shëndetin.

“Pothuajse 45 për qind e grave mbi 20 vjeç jetojnë me një formë të sëmundjes kardiovaskulare. Për gratë në veçanti, disa modele shëndetësore që fillojnë që në fëmijëri mund të çojnë ose të parashikojnë zhvillimin e disa sëmundjeve të zemrës në të ardhmen. Për shembull, ardhja e ciklit të parë në moshën dhjetë vjeç ose më herët rrit rrezikun e problemeve të zemrës, si preeklampsia dhe diabeti gestacional, gjithashtu mund të jenë shenja paralajmëruese”, tha ajo për Today.

Ajo tregon se kujdesi për shëndetin e zemrës mund të duket kërkues, por është shumë i rëndësishëm. Kështu ajo veçoi pesë gjëra që janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, shkruan Index.hr.

Edhe pse ajo theksoi veçanërisht rëndësinë e kujdesit për shëndetin e zemrës për gratë, ajo këshillon të gjithë që të mos bëjnë kurrë pesë gjërat e mëposhtme:

Injorimi i dhimbjes ose shqetësimit

Besimi se ne jemi imun ndaj sëmundjeve të zemrës

Neglizhimi i menaxhimit të stresit ose shëndetit mendor

Injoranca e historisë mjekësore familjare

Duke anashkaluar gjumin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë