Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Finoku – pak kalori, por i pasur me vlera ushqimore

Finoku është i pasur me vlera ushqimore dhe është përdorur kryesisht në vendet e Mesdheut. 

Kjo bimë lufton bakteret dhe forcon sistemin imunitar. 

Finoku ndihmon kundër anemisë dhe problemeve me tretjen. 

Ai plotëson 10 për qind të nevojës ditore për kalium ndaj ruan ekuilibrat e elektroliteve në organizëm.

Jo rastësisht Azia e Vogël, prej nga e ka origjinën, por edhe e gjithë zonë mesdhetare e përdor këtë perime për cilësitë që bart. 

Finoku është shumë i varfër në kalori ( rreth 31 kalori për 100 gr), yndyrna, por shumë i pasur në fibra. 

Fruti i finokut ka shumë kripëra minerale, mbi të gjitha, potas, kalcium dhe fosfor, të vlefshëm për forcimin e kockave dhe parandalimin e lodhjes. 

Ai përmban gjithashtu shumë vitamina, si vitamina A, e rëndësishme për një lëkurë të mirë dhe për të rregulluar funksionimin e retinës së syrit, Vitaminën B, e cila ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit nervoz dhe aparatit kardiovenoz, si dhe Vitaminën C, e cila ndihmon së tepërmi në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe forcon sistemin imunitar të trupit. 

Përdorimi i finokut mund të vijë në forma të ndryshme, si sallatë e freskët, në supë apo në formën e çajit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë