Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lëvorja e qepës, ja dobitë e saj në organizëm!

Qepa ka veti të shumta antibakteriale dhe ndihmon shumë organizmin në luftën me sëmundjet e ndryshme. Qepët gjithashtu janë shumë efektive në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalimin e gjakderdhjes në hundë, mbytjen e qelizave të kancerit dhe forcimin e imunitetit.

Qepa e kuqe ndihmon për të parandaluar osteoporozën për shkak të përmbajtjes së lartë të kuercetinës, një antioksidant,aktiviteti i të cilit është i lartë. Kufizon infiltrimin e ujit në organizëm dhe parandalon infeksionet e traktit urinar dhe prostatës. Qepa përdoret për trajtimin e inflamacionit të syve dhe traktit respirator.

Në shumë studime është dëshmuar se qepët e kuqe pengojnë humbjen e flokëve në gati 87% të rasteve.

Qepa mund ta ulë kolesterolin dhe trigliceridet, si dhe forcon membranat e qelizave të kuqe të gjakut.

Për t’i marrë të gjitha përfitimet e nevojshme të qepës, fusni lëvoret e një ose dy kokrrave në një tenxhere me ujë. Uji me lëvoret e qepës duhet të vlojë dhe më pas mund ta pini atë. Nëse doni, mund t’i shtoni pak sheqer dhe limon. Përfitimet nga ky lëng janë shumë të mëdha, si për të luftuar ftohjen dhe gripin, ashtu edhe për sëmundjet e ndryshme.
Këshillë : Për të hequr erën e qepëve nga duart tuaja, ju mund ti fshini ato me lëng limoni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë