Simptomat e Alzheimerit si humbja e kujtesës, humbja e aftësisë së gjuhës së të folurit, gjykimi i dëmtuar dhe ndryshime të tjera të trurit mund ta bëjnë më të vështirë menaxhimin e kushteve të tjera shëndetësore.
Një person me sëmundjen e Alzheimerit mund të mos jetë në gjendje t’i tregojë dikujt për dhimbjen, të shpjegojë simptomat e një sëmundjeje tjetër, të ndjek një plan trajtimi apo t’i shpjegojë efektet anësore të barnave.
Ndërsa sëmundja e Alzheimerit shkon drejt fazës së saj të fundit, ndryshimet e trurit fillojnë të ndikojnë në funksionet fizike.
Ndryshimet mund të ndikojnë në aftësinë për të gëlltitur, në drejtpeshim dhe kontrollimin e lëvizjevetë zorrëve dhe fshikëzës.
Këto efekte mund të çojnë në probleme të tjera shëndetësore si aspirimi i ushqimit ose lëngjeve në mushkëri, grip, pneumoni dhe infeksione të tjera, rrëzime, fraktura, plagë të shtratit, ushqyeshmëri të dobët ose dehidrim, kapsllëk ose barkqitje, probleme dentare si plagë në gojë ose prishje të dhëmbëve.