Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas deklaratës së presidentes së Vjosa Osmanit për krimet e luftës së Serbisë ndaj grave të Kosovës.
Presidenti Vuçiq tha se në këtë mbledhje janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e kësaj mbledhje dhe nuk bëjnë pjesë në çështjen e kësaj mbledhje.
Ai tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka sjellë njerëz për të fajësuar Serbinë në këtë mbledhje.
Ndërkaq, për testimin e dronëve Iranian, Vuçiq theksoi se Serbia nuk ka pasur asnjëherë dronë të tillë.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i e ka quajtur përgjigjen e Vuciqit propagandë. Ajo tha se të gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj.