Shumë prej neve e njohin dikë që hanë çfarë të dëshiroj dhe përsëri nuk shtojnë peshë fare. Shkencëtarët kanë analizuar trupat e njerëzve që hanë ushqime të ndryshme por janë mbesin të dobët.
Njerëzit që janë natyralisht të hollë mund të jenë në gjendje që të mbajnë peshën e tyre pa shumë përpjekje përshkak se qelizat e yndyrës janë gjenetikisht më efiçiente, thotë studimi.
Shkencëtarët shikuan veprimet e qelizave të yndyrës në grupe të burrave dhe grave që mund të hanin gjithçka që dëshironin pa shtuar peshë. Qelizat e yndyrës nga stomaku i tyre ishin gati sa gjysma e masës normale dhe kishin më shumë energji për të shkatërruar yndyrën se sa te personat tjerë.
Gjetjet i shtohen besimet se njerëzit e hollë kanë disa avantazhe gjenetike kur vjen puna tek mbajtja e peshës së tyre.
Grupi i shkencëtarëve nga Zvicra kanë zbuluar gjetjet e tyre në Ditarin Amerikan të Nutricientëve. Këto janë gjetjet e para lidhur me këtë punë.
“Ne treguam për herë të parë, për njohurinë tonë, se pesha vazhdimisht e vogël e njerëzve është e lidhur me veçoritë në indet e bardha që janë të kundërta me ato të njerëzve obezë”, thonë ata.
Qelizat e yndyrës ishin 40% më të vogla tek njerëzit që janë nënpeshë se sa tek të tjerët. Kjo ndikon që ata të kenë një metabolizëm më të shpejtë. /Familja Jonë