Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet e dushit me ujë të ftohtë

Dushi me ujë të ftohtë në vend të atij me ujë të ngrohtë ka shumë përfitime për shëndetin tonë – nga shkrirja e dhjamit të tepërt, përmirësimit të imunitetit, qarkullimit më të mirë të gjakut e deri tek një  lëkurë më e pastër e më e shëndetshme.

Ja disa nga to:

1. Forcon imunitetin

Të bësh një dush të ftohtë në mëngjes duket më shumë tmerruese sesa qetësuese. Sidoqoftë, na ndihmon të qëndrojmë të ngrohtë, pasi kjo rrit konsumin tonë të oksigjenit. Dushi me ujë të ftohtë forcon sistemin imunitar duke nxitur lirimin e qelizave të bardha të gjakut që ju mbrojnë nga viruset, ftohjet dhe sëmundjet e tjera.

2. Përmirëson flokët dhe lëkurën

Kur bëhet fjalë për flokët dhe lëkurën, një nga mënyrat më natyrale për tu kujdesur për to është bërja e një dushi të ftohtë. Uji i nxehtë ka tendencën për të tharë lëkurën tonë, kështu që është më mirë të përdorni ujë të ftohtë për të shtrënguar kutikulat dhe poret tuaja, gjë që do t’i parandalojë ata të bllokohen. Uji i ftohtë mund të “vulosë” poret edhe në lëkurë dhe në kokë, duke mos lejuar hyrjen e papastërtisë.

3. Përmirëson qarkullimin e gjakut gjë që parandalon hipertensionin.

Dushi me ujë të ftohtë forcon sistemin tuaj imunitar duke nxitur lirimin e qelizave të bardha të gjakut që ju mbrojnë nga viruset, ftohjet dhe sëmundjet e tjera.

Gjithashtu, një dush i tillë përmirëson qarkullimin e gjakut gjë që parandalon hipertensionin.

4. Stimulon humbjen e peshës

Dushet e ftohta mund të ndihmojnë humbjen e peshës në një mënyrë të papritur. Trupi ynë ka dy lloje të dhjamit: yndyrën me ngjyrë të bardhë dhe atë me ngjyrë kafe. Yndyra me ngjyrë të bardhë është yndyra e keqe e cila krijohet pasi konsumojmë më shumë kalori sesa nevojat e trupit tonë dhe ato kalori grumbullohen kryesisht në zonën e belit, në pjesën e poshtme të shpinës, qafës dhe tek kofshët./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë