Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është HPV-ja dhe sa është e rrezikshme?

Papilloma virusi njerëzor (HPV) është infeksioni më i zakonshëm që transmetohet seksualisht. Gati 80 milion njerëz – rreth 1 në 4 të rritur në Sh.B.A – aktualisht janë të infektuar me HPV, dhe 14 milion njerëz infektohen rishtas çdo vit.

Shumica e burrave dhe grave aktivë seksualë do të infektohen me HPV në një pikë të jetës së tyre, dhe disa mund të infektohen në mënyrë të përsëritur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO). Një studim i vitit 2017 zbuloi se gati gjysma e burrave amerikanë nën moshën 60 vjeç ishin të prekur nga një infeksion HPV.

Ekzistojnë më shumë se 150 lloje të papillomavirusit njerëzor, dhe shumë lloje nuk shkaktojnë probleme. Varietet me rrezik të ulët zakonisht pastrohen pa ndërhyrje, dhe 90% e infeksioneve pastrohen brenda dy viteve pa trajtim. Sidoqoftë, të paktën 14 lloje të HPV janë me rrezik të lartë, sipas OBSH-së, dhe këto infeksione mund të vazhdojnë dhe të çojnë në kancer. Në 90% të rasteve të infektimit me HPV, sistemit imun të trupit i duhen 2 vjet për ta pastruar natyralisht infeksionin HPV. Por, kur sistemi imun nuk ia del dot atëherë shfaqen ndërlikime, jo pak prej të cilave të rënda.

Kanceri që lidhet më shpesh me HPV është kanceri i qafës së mitrës.

Përdorimi i mbrojtjes siç janë prezervativët mund të ulin rrezikun e transmetimit të HPV gjatë seksit. Këto metoda mund të përdoren gjatë çdo kontakti seksual me lëkurë.

Mënyra më e mirë për të parandaluar HPV është me vaksinë. CDC rekomandon që djemtë dhe vajzat të marrin vaksinën HPV në moshën 11 ose 12 vjeç, kështu që ato të mbrohen para se të ekspozohen potencialisht nga virusi./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë