Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kujdes, këto 4 veprime të zakonshme shkaktojnë dëmtime të përhershme tek fëmijët

Fëmijët janë shumë elastikë dhe disa rituale të caktuara si sporte apo pozicione të ndryshme qëndrimi ndikojnë përfundimisht për mirë ose për keq në jetën e tyre, prandaj prindër të dashur, jini vigjilentë ndaj sjelljeve dhe qëndrimeve të fëmijës suaj.

I lejoni të rrinë ulur në pozicionin ‘W’: Pozicioni ‘W’ është një nga pozicionet më të zakonta të qëndrimit të fëmijëve kur luajnë në dysheme sepse është komod për ta. Megjithatë, është një nga pozicionet më të rrezikshme për fëmijët dhe mjekët i këshillojnë prindërit të mos i lejojnë. Specialistët e shëndetit të kockave shprehen se ky pozicion qëndrimi shkakton dobësim të muskujve dhe presion të lartë në shpinë, qafë dhe shpatulla.

U jepni pajisje elektronike (sidomos foshnjave): Të vegjlit po shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë para ekraneve, sidomos me lodrat e tyre të reja të preferuara, tabletat. Mjekët po vënë në alarm prindërit të reduktojnë ‘kohën para ekranit’ tek fëmijët me sa munden për shkak të ‘dritës blu’’. Simptoma të zakonshme të ekspozimit të tepërt ndaj dritës blu janë dhimbjet e kokës,  dhimbjet e qafës dhe të shpatullave, sy të thatë dhe të irrituar por edhe pasoja psikologjike si mungesa e përqendrimit, pasiviteti dhe nervozizmi. Mund të ndikojë gjithashtu në ciklin e tyre të gjumit dhe zgjimit duke i bërë të ndihen të lodhur e të rraskapitur.

Luani tek rrëshqitësja duke i mbajtur në prehër: Shumë prindër mendojnë se kur janë me fëmijët në parkun e lojërave, është më e sigurt të rrëshqasin teksa janë në prehrin e tyre. Në fakt, kjo gjë mbart një risk të fshehur sepse mund të shkaktojë thyerje të këmbëve tek fëmijët. Pesha e prindërve i zbret ata me një shpejtësi të lartë, kështu që nëse një këmbë ose krah i fëmijës del jashtë rrëshqitëses, mund të përfundojë duke u thyer.

Qëndrimi mbi karrige: Kjo është një nga arsyet kryesore pse fëmijët lëndohen, sidomos ata rreth moshës 1-vjeç. Fëmijët janë të pandalshëm dhe duan të ngjiten kudo, përfshirë edhe karriget. Në SHBA, çdo 1 orë rrëzohet një fëmijë nga karrigia. Kjo është arsyeja pse specialistët rekomandojnë prindërit të blejnë karrige metali për fëmijët, të mos i lejojnë të qëndrojnë mbi karrige, duke i mbajtur gjithmonë nën kontroll sepse ekziston gjithmonë mundësia që papritur ta shihni fëmijën mbi tavolinë dhe që andej hopa…mbi karrige! /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë