Grupi i të rinjve “Për Familjet në Nevojë” çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë që nëse organizohemi mund të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë edhe me pak shpenzime.
Viteve të fundit përmes fushatave të ndryshme kanë qenë dorë ndihmëse për shumë familje në gjithë Kosovën.
Vlen të theksohet fushata e fundit e “8 Marsit”, “Dhuroje për nënën” e cila bëri një bujë të madhe, mblodhi shumë njerëz të vullnetit të mirë, dhe u realizua me sukses. Misioni i kësaj fushatë ishte promovimi i punës së OJQ-së “Qendra për Promovimin e të drejtave të grave” në Drenas, më ç’rast u shitën 400 varëse për një javë, dhe jo vetëm.
Së fundmi ky grup janë duke u marr më fushatën e shtatorit “Mos e braktis shkollën” e cila në fokus ka fëmijët të cilët për arsye financiare të dobëta të familjeve të tyre detyrohen të braktisin shkollën.
Rina Zeka, kryetare e grupit “Për Familjet në Nevojë” për portalin “Familja Jonë’ ka thënë që shtatori gjithmonë ka mision të shenjtë e shpenzime të vogla.
Ajo ka theksuar që me vetëm 10 euro ne mund të kompletojmë çantën e një fëmije dhe të ia mundësojmë atyre të ulën në bankë me bashkëmoshatarët.
“Kosto e vogël për ne, por investim një vjeçar për një fëmijë dhe familjen e tij.
Nga ky moment e mirëpresim kontributin e secilit prej jush.
T’i largojmë nga rrugët, t’i rikthejmë në shkollë”
Qytetarët janë duke u përgjigjur pozitivisht fushatës dhe janë duke kontribuar në mbledhjen e pajisjeve shkollore të cilat do të shpërndahen shumë shpejtë në shkolla të komunave të ndryshme në Kosovë.
Madje grupi “Për Familjet në Nevojë” sipas një njoftimi zyrtarë që kanë postuar sot, (e mërkure) kanë deklaruar se përmes kësaj fushatë mund të zbresim numrin e analfabetizmin në Kosovë : “ Bashkë mund t’i kontribuojmë zvogëlimit të këtyre statistikave, të publikuara në vitin 2016 nga “Qendra për avancimin e performances së sistemit të arsimit. Së bashku këtë vit do mundohemi të sigurojmë numër sa më të madh të pajisjeve shkollore. Me vetëm 10.00€ mund t’i bashkoheni fushatës tonë.
MOS E BRAKTIS SHKOLLËN ” /Familja Jonë