Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Deri në 2 orë pritjet në Merdar për të hyrë në Kosovë

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë tek pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë janë zvogëluar për një orë.

Prej tre orë pritje sa ishte në mëngjes, tani mërgimtarët po presin dy orë për të hyrë në Kosovë nga ky pikëkalim.

Ndërsa, pritjet janë rritur në Merdarë, ku në mëngjes për të hyrë në Kosovë pritjet ishin 10 minuta, tani pritjet janë dy orë, kurse në Muçibabë, pritjet janë 20 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 10 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.

Youtube

Arkiva

Kategoritë