Puna në zyrë, ka bërë që shumica e të rriturve të kenë dhimbje qafe dhe shpine. Të kalosh 8 apo 9 orë në një vend pa lëvizur, i tendos muskujt e shpinës dhe qafës – e dhimbja është e padurueshme.
Janë disa ushtrime të lehta për t’u bërë e që mund t’i bëni edhe në zyre.
Filloni e shtrini muskujt, në mënyrë që t’i shtendosni. Shtrirja ndihmon që të ketë lëvizje më të mirë të gjakut dhe mund të lehtësojë dhimbjen.
Edhe rrokullisja e qafës është goxha ndihmuese sa i përket dhimbjeve të qafës. Gjithë cfarë duhet të bëni është të ngriteni në këmbë dhe të filloni ta rrotulloni qafën nga njëra anë në tjetrën për 10 sekonda. Përsëritni këtë 2 deri në 3 herë.
Nëse jeni në zyre të ulur në karrige, mbështetuni deri në fund duke i ngritur duart lart. Bëni këtë ushtrim tre herë për 10 sekonda.
Ju gjithashtu mund të shkoni në kënd të dhomës dhe të ktheheni me fytyrë nga muri dhe mbështesni dy duart në cep të mureve. Qëndroni ashtu për 30 deri në 60 sekonda pasi cliron muskujt e tendosur. /Familja Jone