Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ngrirja e muskujve të qafës, trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë

Na ka ndodhur të gjithëve të zgjohemi një ditë të bukur dhe të ndiejmë dhimbje sepse siç thuhet në gjuhën popullore “kemi zënë qafën keq.”

Kontraktimi i qafës mund të shoqërohet me dhimbje dhe vështirësi në lëvizjen e saj. Në disa raste, njerëzit dëgjojnë edhe kërcitje ose zhurma të ndryshme kur e lëvizin qafën në një drejtim të caktuar.

Kontraktimi dhe ngurtësimi përhapet edhe në zonën e shpatullave ose të kraharorit.

Shkaqet e kontraktimit të qafës

Sipas dhënave kontraktimet e qafës mund të ndodhin si pasojë e shumë veprimeve apo shkaqeve. Disa prej shkaqeve më të zakonshme janë:

Në shumicën e rasteve, mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi afatgjatë përpara kompjuterit, ose ushtrimet fizike të papërshtatshme përkeqësojnë ose pengojnë shërimin e qafës nga kjo tendosje.

  • Qëndrimi përpara kompjuterit gjatë gjithë ditës,
  • Fleksibilitet i mangët muskular,
  • Dobësim i muskujve,
  • Rrëzime ose lëndime të ndryshme.
  • Lëndimet muskulare, ose fjetja dhe qëndrimi në një pozicion të çuditshëm,

Në 15% të rasteve, kontraktimi i qafës dhe dhimbjet e saj sinjalizojnë një problem mjekësor.

Këtu përfshihet: hernia diskale, frakturat në pjesën e sipërme të shpinës si pasojë e ndonjë rrëzimi, osteoartriti apo spondiliartroza.

Në raste shumë të rralla, kontraktimi i qafës mund të shkaktohet nga një problem nervor ose bllokim i enëve të gjakut.

Si të trajtoni kontraktimin e qafës në kushtet e shtëpisë

Kompresa të ftohta dhe të ngrohta

Kompresat ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e qafës.

Kompresat duhen mbajtur me intervale 20 minutëshe. Nëse kompresa me akull ju lehtëson më shumë, atëherë përmbajuni asaj.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik dhe shtendosja janë efikase në zhbllokimin e qafës.

Ju mund të ngrini dhe ulni shpatullat dhe t’i lëvizni ato para dhe mbrapa. Më pas mund të lëvizni kokën në anë dhe më pas lart dhe poshtë.

E rëndësishme është të mos sforcoheni, sepse do të përkeqësoni dhimbjet.

Medikamentet

Ilaçet kundër inflamacionit dhe dhimbjeve mund të ndihmojnë në zhbllokimin e qafës dhe largimin e dhimbjes.

Një tjetër mënyrë se si të trajtoni kontraktimet e përsëritura është të tregoni kujdes me pozicionin e të fjeturit ose qëndrimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë