Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ekspertët: Shtatzënat të kenë kujdes gjatë vozitjes, gungat dhe gropat në rrugë paraqesin rrezik

Ekspertët kanë bërë të ditur se gratë shtatzëna duhet të paralajmërohen të jenë tepër të kujdesshme në rrugë, pasi studimet e reja sugjerojnë se edhe gungat dhe gropat rrisin rrezikun e komplikimeve serioze të lindjes.

Hulumtimet e mëparshme, kanë treguar se aksidentet e rënda me makinë rrezikojnë probleme të lindjes, si paraliza cerebrale, por deri më tani nuk dihej nëse edhe lëvizjet relativisht të vogla ishin gjithashtu të dëmshme.

Studimi zbuloi se edhe ato gra shtatzëna që ishin të përfshira në përplasje të vogla në rrugë kishin 70 për qind më shumë gjasa të përjetonin shkëputje të placentës.

Kjo ndodh kur placenta shkëputet nga muri i mitrës, pjesërisht ose tërësisht, shkruan The Sun.

Kjo mund të shkaktojë gjakderdhje tek nëna dhe mund të ndërhyjë në furnizimin e foshnjës me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Studiuesit gjithashtu thanë se pas këtyre përplasjeve, ka 54 për qind më shumë gjasa të kërkohet lindje e detyruar dhe 34 për qind më shumë gjasa të përjetohen kontraktime të zgjatura.

Gratë shtatzëna që pësuan aksidente të vogla gjatë hipjes në skuter gjithashtu kishin rrezik dukshëm më të lartë të komplikimeve të lindjes dhe ishin 83 për qind më të rrezikuara nga shkëputja e placentës sesa ato në makina.

Youtube

Arkiva

Kategoritë