Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë së shpejti me repart të Pediatrisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë së shpejti do të bëhet me repartin e Pediatrisë.

Sipas njoftimit. Ministria e Shëndetësisë këtë të hënë nënshkroi marrëveshjen për mbështetje financiare me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe shoqatën “Nënë Tereza”.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, (Mynih, Gjermani), z. Shaqir Gashi dhe Drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati dëshmuan se kur ekziston vullneti çdo pengesë tejkalohet, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Tutje, bëhet e ditur se kjo marrëveshje krijon mundësinë që Ministria e Shëndetësisë të investojë në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë