Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa nga porositë dhe urimet më të bukura për 8 mars

Tetë Marsi i është përkushtuar posaçërisht barazisë së femrave në luftën që të eliminohen të gjitha pengesat në rrugën e zhvillimit dhe përparimit të tyre!

Le të jetë kjo ditë kur grave tuaja të dashura t’u tregoni sa i dashuroni dhe t’u shfaqni falënderim për gjithë atë që ju ofrojnë.

Këtu do të gjeni fjalë të bukura, por është e sigurt që ndër to është edhe ajo e vërteta për nënën, gjyshen, bashkëshorten, vajzën apo shoqen që do t’i dërgoni porosi:

– Bëhu krenare që je femër, e mençur dhe me dinjitet! E bukur, e ngrohtë, e guximshme, por e butë e rëndësishme dhe e pashmangshme. Për nga zemra njëherësh edhe e butë edhe e fortë, roli ynë nuk është i lehtë. Por edhe kush i vlerëson gjërat e lehta!

– Më jep dorën që të të çoj atje ku edhe të pikëlluarit buzëqeshin. Eja me mua ku retë e lumturisë ngrohin përgjithmonë. Më lejo të të them se si engjëjt frymojnë dhe si ata dua të të shkruajnë. Urime Tetë Marsi.

– Le të të bëhet lumturia realitet, le të të bëhet shëndeti i përhershëm, le të të ngrohë dashuria në zemër dhe le të të realizohen të gjitha dëshirat. Urime Tetë Marsi.

– Në këtë festë kënaqu në lumturi, le të të jetë dashuria bashkudhëtarja më e madhe, të të shoqërojë çdo gjë e bukur në jetë dhe jo vetëm çdo Tetë mars.

– Derisa Toka të rrotullohet, unë do të të dua, derisa yjet të shkëlqejnë, unë do të të përkëdhel, kur era të fryjë, unë do të kujdesem për ty, kur të lindë dielli, do ta kuptosh që të dua! Urime Tetë Marsi.

– Të dua sepse je përralla më e bukur dhe që je lindur të jesh nëna ime. Urime Tetë Marsi.

– Po ta dërgoj yllin me shkëlqimin më të mirë, po të dërgoj shumë lumturi pa fund, po të dërgoj ëndrrën e mbushur me dashuri dhe dëshirat më të bukura për ditën e sotme! Urime Tetë Marsi.

– Shumica do të të dëshirojnë një mal gjërash të bukura, mirëpo këtë pakkush do të përpiqet të t’i realizojë. Unë të uroj vetëm disa, aq sa është e nevojshme të jesh e lumtur. Urime Tetë Marsi.

– Më jep lulen, unë dua botën e shtëpisë në kate dhe orë të shtrenjtë ndërsa fitorja është imja, ti humbet luftën për mua është, sot Tetë Marsi!

– Sot është ditë e veçantë për nënat siç je TI. Çfarëdo që të dëshirosh, le të të realizohet, shëndeti, lumturia le të jenë me ty. Urime Tetë Marsi.

– Dëshirat e mia sot janë të orientuara drejt teje, në zemrën tënde është vendi im. E di që më dashuron që nga fillimi, por më së shumti në ditën e Tetë Marsit.

– Që gjithmonë të jesh e krisur, që buzëqeshjen ta bartësh gjithandej, që kurrë të mos mungojnë as paratë, që të të mos mashtrojë ndonjë budalla, sepse ne jemi më të mirët për gjithë kohët, pra Urime Dita e Gruas!

– Le të jetë kjo ditë vetëm jotja, le të shkëlqejë dielli vetëm për ty, jo për shkak që je femër, por për shkak që je e veçantë dhe nga të gjitha të tjerat je ndryshe. Urime Tetë Marsi.

– Edhe po të ndryshojë bota, edhe po të rrënohet bota, një femër gjithmonë është në zemër dhe në shpirt. Mos e dhëntë Zoti të mos jetë… Nënë, Urime Tetë Marsi – Dita e gruas!

– Kjo porosi bart lumturinë dhe humorin e mirë! Së paku për një moment kënaqu në ndjenjën që dikush gjithmonë mendon për ty.

– Nuk ekziston femra vetëm që të quhet ashtu, nuk ekziston femra që të harrohet lehtë. Në jetë ekzistojnë vetëm femra të vërteta dhe të tilla sikurse je ti festojnë ditën e vet. Urime Tetë Marsi!

– Dëshirat e mia sot janë, në rend të parë, në zemrën tënde është vendi im, e di që më do që kur jemi njohur, mirëpo më së shumti në ditën e tetë marsit.

– Të dua, sepse je jeta ime dhe ty të kam borxh gjithë suksesin tim. Nuk e dua vetëm këtë ditë të tetë marsit, sepse edhe çdo ditë tjetër për ne është e veçantë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë