Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkaqet dhe mungesa e vitaminës B12, si të kompensohet

Vitamina B12 është njëra prej vitaminave kryesore që luan rol në mirëqenien e nervave, përkatësisht në funksionimin e tyre. Manifestimi kryesor i mungesës së vitaminës B12 është e ashtuquajtur “anemi pernicioze”, mirëpo shumë shpesh hasen në manifestimet neurologjike të mungesës së vitaminës B12 apo nivelit të ulët të saj në gjak.

SIMPTOMAT DHE SHENJAT neurologjike që mund të ndërlidhen me mungesën e B12-shit janë:

  • ndjesi mpirje, therrje, djegie, të ftohti, pëllëmbët dhe shputat bëhen miza-miza, më pas edhe në krahë e këmbë (për shkak të dëmtimit të nervave periferikë në gjymtyrët tanë);
  • çrregullimi i drejtpeshimit (për shkak të dëmtimit të shtyllës së pasme të palcës së kurrizit);
  • harresë dhe/apo simptoma psikiatrike;
  • dobësimi i të parit;
  • ulja e shtypjes së gjakut pas ngritjes në këmbë, impotenca, pamundësia e kontrollimit të urinës.

ARSYET E MUNGESËS së vitaminës B12 në organizëm mund të jenë:

  • mungesa e faktorit intrinsik në lukth;
  • konsumimi i pamjaftueshëm (dieta vegjetariane, alkoolizmi, dietat e pakontrolluara);
  • sëmundjet e traktit të tretjes;
  • disa barna;
  • sëmundjet që harxhojnë B12 në organizëm.

Për kompensimin e B12-shit, duhet të konsumohen mishi, vezët, djathi dhe kosi. Në mungesë të rëndë të vitaminës, jepet injeksioni i 1000 mikrogram B12 në ditë për 5 ditë rresht që pasohet me dozë të njëjtë javore për 5 javë të tjera. Në mungesë të lehtë, jepet tabletë 1000 mikrogram në ditë, ngase vetëm 1% e dozës tretet në lukth – pra 10 mikrogram – që e tejkalon kërkesën ditore prej 2.5 mikrogram.

Youtube

Arkiva

Kategoritë