Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfaë është osteoporoza dhe cilët janë faktorët e rrezikut?

Osteoporoza është një sëmundje e kockave, e cila zvogëlon dendësinë dhe cilësinë e indit kockor. Kjo sëmundje nuk na paraqet shenja paralajmëruese. Osteoporoza ndodh kur sasia e kockës së re që krijohet është më e vogël, sesa kocka e vjetër që shkatërrohet. Si rezultat kockat bëhen të dobëta dhe të brishta, sa një peshë e vogël apo një stres mund të shkaktojë një frakturë kryesisht të dorës, kofshës apo dhe të shpinës.

Faktorët më të zakonshëm të rrezikut të osteoporozës janë:

Masa e kockës mbi moshën 30 vjeçare fillon të bjerë.


Paraqitet te dy gjinitë, mirëpo, femrat janë 4 herë më të ndjeshme ndaj osteoporozës te meshkujt, veçanërisht më të rrezikuara janë gratë e moshës mbi 50 vjeçare, dhe gratë në menopauzë.


Nëse ndonjë nga paraardhësit tuaj ka vuajtur nga osteoporoza apo thyerja e kockave, atëherë edhe ju jeni në rrezik.


Mungesa e aktivitetit fizik, rritja e peshës trupore, të ushqyerit jo siç duhet si dhe sëmundje të tjera.


Faktorët të cilët mund të ju ndihmojnë është uji i mineralizuar. Uji i Banjës së Kllokotit është e njohur për vetit e saja shëruese. Uji mineral-natyral i Banjës së Kllokotit me temperaturë 37°C, i takon kategorisë së ujërave homeoterm mineral. Në bazë të përbërjes minerale, uji i këtyre burimeve radhitet në kategorinë elementeve kimike K, Na, Ca, Li, Ba, F, Mg, HCOз, të cilët janë faktorë që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të pacienteve me osteoporozë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë