Sht, Qer 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Hapet qendra e re që ofron shërbime për personat me sindromën Down në Gjilan

Sot është hapur qendra e re që do të ofrojë shërbime për personat me sindromën Down në Gjilan.

Qendra do të ofroj shërbime terapeutike dhe sociale për personat me sindromë Down. Me shërbime nga qendra do të mbështetën edhe personat tjerë me aftësi të kufizuar mendore dhe intelektuale.

Kjo u bë e ditur nga vetë drejtuesit e kësaj qendre përmes një postimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

“Hapësira e qendrës u mundësua nga Komuna e Gjilanit.Ofrimi i shërbimeve terapeutike, sociale të cilat do të ofrohen në qendër dhe jashtë saj mbështeten nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.Renovimi, inventari, përshtatja e hapësirës është mbështetur nga Organizata Swiss Barakah Charity”, thuhet tutje në njoftim.

DSK njëkohësisht ka falenderuar të gjithë partnerët në këtë proces për bashkëpunimin dhe mbështetjen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë