Përpirja e tabletave pa ujë mund të ketë pasoja për shëndetin tuaj, posaçërisht për ezofagun, ndërsa ekspertët këshillojnë gjithashtu që asnjëherë mos të pini ilaçet me lëngje, kjo për shkak se lëngjet ulin efektin e tyre në trup.
Marrja e medikamenteve me lëngje, dhe sidomos me lloje të caktuara, mund të reduktojnë ndjeshëm efektin e tyre. Para së gjithash, kjo ka të bëjë me lëngjet e qitros dhe portokallit, nëse njëkohësisht konsumohen me ilaçet kundër alergjive, si edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut, shkruan metro.
Hulumtuesit e Universitetit Western nga Ontario, theksojnë që në një situatë të tillë veprimi i ilaçeve mund të përgjysmohet, ndërsa për të fajin e ka substanca kimike naringin, që gjendet edhe në lëng edhe në mollë. Supozohet që pikërisht naringina bllokon mekanizmin e rëndësishëm për kalimin e molekulave të ilaçeve nga zorra e hollë në qarkullim gjaku.