Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Depresioni pas lindjes dhe simptomat

Nëna lindjen e fëmijës e përjeton si aktin me hyjnor në jetën e saj. Mirëpo, lehona mund të përjetoj edhe ndryshime të sferës emotive.

Periudha postpartale kërkon nga gruaja përshtatje të rëndësishme intra-psikike dhe mjedisore, kështu që kjo mund të jetë periudhë e rrezikut nga stresi/jostabiliteti emocional.

Deri në 85% të grave përjetojnë “pikëllimin e foshnjës,” që karakterizohet nga simptomat e buta depresive, përlotja (shpesh pa arsye të dukshme), ankthi, iritabiliteti, ndryshimet e shpejta në disponim, ndjeshmëria e rritur dhe lodhja.

“Pikëllimet e foshnjës” në mënyrë tipike kulmojnë katër deri pesë ditë pas lindjes, mund të zgjasin me orë apo ditë dhe zgjidhen rreth ditës së 10-të pas lindjes.

Depresioni postpartal është çështje madhore e shëndetit për shumë gra prej kulturave të ndryshme. Vlerësimet e cituara më së shpeshti sillen ndërmjet 10% deri 15% . Incidencë më të lartë në 12 javët e para pas lindjes.

Njohja e depresionit postpartal është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse është relativisht i shpeshtë dhe për shkak se paraqitet në kohë aq kritike në jetën e gruas, foshnjës së saj dhe familjes së saj.

Vuajtja e shkaktuar nga depresioni është e thellë por akoma shpesh e nënvlerësuar. Kjo mund të prek çdo aspekt të qenies së personit: ndjenjat, mendimet dhe funksionimin e tij. Disa simptoma depresive të mbetura janë të shpeshta deri në një vit pas lindjes (rreth 8% të grave).

Diagnoza e depresionit mund të mos jetë e qartë; ekziston rreziku që ndryshimet emocionale normale gabimisht të merren si depresion apo anasjelltas.

Kjo gjendje shpesh manifestohet me simptoma si paaftësia, simptoma të ankthit, nervozizmit, konfuzionit dhe harresës, anhedonia, lodhja, pagjumësi, shqetësimi, faji (lehona e fajson veten), pamundësia për ballafaqim me jetën, idetë vetëvrasëse.

Shpesh përkeqësime të këtyre simptomave janë vetëbesimi i ulur, mungesa e besimit dhe pritjet joreale të amësisë. Simptomat e zakonshme siç janë humbja e libidos, humbja e oreksit dhe ç’rregullimet e gjumit rishfaqen.

Simptomat psikotike, për shembull: kokëdhimbja, simptomat e astmës, dhimbja inguinale, sekretimi vaginal dhe dhimbja në bark gjithashtu janë raportuar.

Simptomat psikologjike që janë më të rëndat për t’u zbuluar mund të përfshijnë idetë fikse, frikën për foshnjën apo për veten, idetë e vetëvrasjes apo depersonalizimi. Averzioni i qartë ndaj fëmijës mund të jetë reaksion ekstrem. Ka pak dëshmi se natyra e simptomave dallon ndërmjet depresionit postpartal dhe jo-postpartal.

Burri dhe anëtarët e familjes duhet të përfshihen në kujdesin për gruan lehonë që përjeton simptoma depresive, sipas nevojës. Përpjekjet duhet orientuar kah edukimi i anëtarëve të familjes mbi zbulimin e hershëm të shenjave dhe simptomave të depresionit në gruan shtatzënë.

Në përgjithësi, intervenimet psikosociale dhe psikologjike zvogëlojnë dukshëm numrin e grave që zhvillojnë depresion postpartal. Intervenimet premtuese përfshijnë: Sigurimi i vizitave shtëpiake postpartale intensive, të bazuara profesionalisht, Përkrahja kolegiale e mbështetur në telefon dhe Psikoterapia.

Psikoza pas lindjes është shumë më e rrallë sesa depresioni. Kjo mund të paraqitet si rikthim i një sëmundje psikotike ekzistuese, siç është skizofrenia apo çrregullimi bipolar, që mund të rishfaqet apo përkeqësohet gjatë shtatzënisë dhe periudhës së lehonisë; gratë me ç’rregullim bipolar janë në rrezik të veçantë nga psikoza postpartale.

Fillimi shpesh është më i hershëm sesa depresioni (në përgjithësi ky paraqitet brenda dy javëve të para derisa depresioni brenda 4 muajve të parë apo më vonë).

Simptoma “konfuzion mendor” dominon prezantimin klinik. Psikoza është rrezik shumë më i madh për vetëvrasje dhe infanticide-vrasje te foshnjes sesa depresioni.

Është e rëndësishme të telefononi ofruesin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur nëse simptomat e depresionit kanë ndonjë nga këto karakteristika:

🔸Dëshpërimi nuk zbehet pas dy javësh.

🔸Po përkeqësohet.

🔸Bëhet e vështirë për ju që të kujdeseni për fëmijën tuaj.

🔸Bëhet e vështirë kryerja e detyrave të përditshme.

🔸Përfshini mendimet për të lënduar veten ose fëmijën tuaj.

United Hospital Prishtina

Kontakt: 038 60 70 70/ 046 60 70 70

Info@united-hospital.com / www.united-hospital.com

Magjistralja Prishtinë-Ferizaj M2 10500 Km7 Prishtinë, Kosova.

Youtube

Arkiva

Kategoritë