Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shprehi për një jetë më të shëndetshme

Shumicën e kohës, mendohet që të jetuarit shëndetshëm, kërkon shumë përkushtim dhe para. Por në realitet, ju mund të jetoni shëndetshëm vetëm duke i zëvendësuar disa shprehi.

Nëse vuani nga migrena dhe jeni duke kërkuar për mënyra natyrale që ta ndaloni dhimbjen, atëherë përgjigja është, lëngu i rrushit. Meqë migrena vjen nga disbalanca e kimikateve në tru, siç është serotonina, lëngu i rrushit mund të jetë një ndihmë e madhe. Ky lëng nuk ua ndalon dhimbjet, por vepron si parandalues. Meqë rrushi është i pasur me Viaminën C, A dhe Vitaminën B2,  do iu ndihmojë të parandalohet migrena.

Kushdo që dëshiron të ketë flokë të shëndetshëm, duhet ta ndërrojë mënyrën e të ushqyerit.  Ushqimi ideal për flokë të bukur, është salmoni. Ky lloj i peshkut është i pasur me Vitaminë D dhe Omega 3, që janë të domosdoshme për t’i mbajtur flokët dhe kokën të hidratuar.

Në anën tjetër e rëndësishme është edhe vakti i mëngjesit. Ju duhet që me patjetër të hani ushqim brenda 30 minutave, pasi jeni zgjuar.  Në mëngjes, pini një gotë ujë me lemon dhe menjëherë të hani mëngjes. Ekspertët sugjerojnë që mëngjesi të konsumohet me patjetër, nëse dëshironi të humbisni apo të mbani peshën që keni. Sipas National Weight Control Registry, më shumë se 70 përqind e njerëzve  kanë sukses në dietë nëse hanë mëngjes brenda 30 minutave, pasi zgjoheni. 

Kjo për arsye që metabolizmi është shumë i ngadaltë kur flini, dhe i duhet së paku një orë që të fillojë me ritmin e zakontë. Prandaj, ju duhet të hani mëngjes përpara se metabolizmi të fillojë ritmin normal, dhe ju do të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë